Teatri shqiptar i vjetëruar, medikoritet, paaftësi dhe buxhete të ulta

E Enjte, 27 September 2018 09:57

Gurakuqi: “Produkti ynë teatror nuk konkurron dot askërkund në botë, sepse teknologjia e prodhimit të tij është jashtë kohe e duhet reformuar me themel. Artistët në të gjithë botën futen në punë me konkurrim në Shqipëri ka dhe me mik”

Pas alarmit që dha kryetari i jurisë së Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, aktori i shquar Ndricim Xhepa, se 70% e shfaqjeve janë produkt mediokër, të tjerë aktorë dhe regjisorë shkojnë po në këtë linjë, duke akuzuar jo vetëm ministirinë e shtetin për buxhete të ulta por edhe vetë aktorët, rgjisorët e teatrot të cilët nuk i kushtojnë rëndësi pjesës, pasi e bëjënë atë sa për të kaluar radhën e për të marrë paratë.

Regjisori dhe aktori Genci Fuga shprehet se jo vetëm buxhetet janë problem për jetën artistike në teatro të ndryshëm, por dhe vetë institucionet janë të mangëta. “Mendoj se kusht për cilësinë artistike është institucionet e mangëta (bordet e përgjegjësia e tyre) në nivel kombëtar e lokal. Buxhetet tejet të ulëta për çdo shfaqje e teatër. Mungesa e skenave për frymë popullsie sjellin një "trysni", që institucionet të mos përdorin dot repertorin, duke sjellë në takime kombëtare, atë pjesë që kanë në dorë, që mund të mos jetë më e mira”, pohon Genci Fuga në reagimin e tij. Por dhe regjisori Mevlan Shanaj i njohur me projektet e filmit, për skenën e teatrit gjykon se mbi të gjitha duhet dhe talent e dije profesionale. “Vepra e mirë do edhe buxhet, por mbi të gjitha talent dhe dije profesionale. Mungojnë prurjet artistike serioze cilësore ose janë me pikatore. Kam përshtypjen se duket sikur ka një garim për vënie në skenë sa më shumë tituj dhe më pak cilësi. Gjithsesi duhet pranuar se teatri në përgjithësi ka përpjekje dhe nuk duhet parë çdo gjë me gjyslyket e zeza. Në disa takime që kam rastisur mes teatrove shqipfolëse kam vënë re edhe dukje të spikatura të regjisurës skenike, por duhet pranuar se nuk para ka shkëlqime siç ndodh sot nëpër Europë”, pohon regjisori Shanaj në reagimin e tij. Një tjetër regjisori i njohur i teatrit të operës Nikolin Gurakuqi thekson se problem është në ditët e sotme në institucionet tona teatrore një sistem i vjetruar. “Ne kemi sistem sovjetik. Duhet ndryshuar ky sistem si në perëndim. Sepse sistemi nuk promovon vlerën, cv, të talentuarin, por mikun etj. Ky sistem nuk ka konkurrencë çdo gjë vendoset në tavolinë. Ky sistem promovon të paaftët dhe miqtë, që janë afër me vendimmarrjen. Fajin e kanë të gjithë. Në rradhë të parë administratat, pastaj buxhetet dhe në fund mungesa e konkurrencës dhe e përballjes me botën e përparuar. Produkti ynë teatror nuk konkurron dot askërkund në botë, sepse teknologjia e prodhimit të tij është jashtë kohe e duhet reformuar me themel. Artistët në të gjithë botën futen në punë me konkurrim në Shqipëri ka dhe me mik”, shprehet në reagimin e tij regjisori Nikolin Gurakuqi.

Për regjisoren Elma Doresi teatri ka probleme dhe jo pak në zhvillimin e jetës artistike. Por sipas saj janë të mbartura nga koha, por ka humbur përgjegjësia. “Probleme ka, dhe mendoj se nuk lindën sot, por janë të mbartura nga koha. Një ndër problemet kryesore dhe që unë shpesh e "bërtas" është plagjiatura (kopja). Rëndomtë ndodh të shohim shfaqje me koncepte dhe imazhe regjisoriale të tjetër kujt dhe ende nuk ka një ligj apo vendimmarrje për to. Dikush mund të thotë: buxheti i ulët. Dikush tjetër kushtet, ndërsa unë mendoj dhe jam e bindur që ky është rezultat i vetëm i disiplinës! Ka humbur përgjegjësia”, pohon regjisorja Doresi. Në reagimin saj regjisorja vijon se teatri kërkon të lexosh dhe punosh shumë. “Teatri nuk është fabrikë këpucësh (me gjithë respektin), të kapim sa më shumë, të arrijmë normën. Teatri nuk sjell famë. Teatri nuk do t’ia dijë se sa i/e bukur je. Teatri kërkon të lexosh sa më shumë. Të punosh sa më shumë. Të bësh teatër do të thotë të krijosh, por krijimi nuk vjen nga hiçi por nga kultivimi i asaj çka ti ke marrë e ke lexuar”, cilëson Doresi. Por nëse është pohuar nga artistë të njohur se deri 70 përqind e produktit teatror në skena të ndryshme është mediokritet, regjisorja vijon më tej se rënia e cilësisë artistike vjen nga mungesa e disiplinës. “Duke mos pasur disiplinë, e duke mos mbajtur përgjegjësi mbi atë çfarë do të bësh të jeni të sigurt që niveli i produktit do të jetë i ulët. Roli dhe shfaqja nuk bëhen asgjëkundi përveçse brenda mureve të teatrit. Nuk mund dhe nuk ndodh që për 1 muaj të dalin shfaqjet. Ndryshe rënien artistike e kemi në xhep, e sigurt. Ktheni përgjegjësinë, ktheni disiplinën dhe pastaj do të shijojmë teatër”, përfundon Doresi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...