Endri Sina: Buxheti i Ministrisë së Kulturës për muzikën qesharak, ka ndikuar në varfërimin e jetës kulturore

E mërkurë, 26 September 2018 08:50

Kompozitori i njohur Endri Sina, njeheresh pedagog ne Universitetin e Arteve,  tregon se  muzika serioze është lënë në gjendje të keqe, dhe e gjithë kjo periudhë gati 30 vjeçare ka krijuar një boshllëk të madh në kulturën muzikore shqiptare. Sipas tij, jeta muzikore në vend është shumë e varfër dhe interesi i shoqërisë për të zgjedhur profesionin e muzikantit apo krijuesit profesionist nuk ka më interes dhe të ardhme.

“Kultura muzikore dhe arti në Shqipëri nuk po pëson ngritje, por ngrirje me tendenca të rënies. Çfarë roli zë arti dhe muzika në shoqërinë tonë? Muzika e mirë, ajo profesioniste? Jo muzika e konsumit, sepse kjo gjithmonë do ta ketë tregun e saj. Përkrahja dhe subvencionimi i artit serioz është vërtetë për të dëshiruar. Investimet duhet të rriten në fushën e muzikës. Të paktën të jemi në krahasueshëm me fqinjët. Ne kemi buxhetet më të ulëta në krahasim me Maqedoninë apo Kosovën. Këtë ne po e ndjejmë vazhdimisht. Ministria e Kulturës na ka dhënë subvencionime, por ai buxhet është shumë i ulët, nuk mjafton. Detyrimisht në këtë situatë është edhe tendenca  e njerëzve për t’u larguar nga vendi. Muzika serioze është lënë në gjendje të keqe, dhe e gjithë kjo periudhë gati 30 vjeçare ka krijuar një boshllëk të madh në kulturën muzikore shqiptare.

Në kuptimin e sasisë së veprave muzikore, ne kemi një rënie të madhe. Para ’90 një rol të madh në krijimtarinë muzikore kishin Dekadat e Majit, që në vetvete ishte një lloj propagande që i duhej pushtetit të asaj kohe. Pra ajo kohë nxiste kompozitorët që të shkruanin, edhe pse kishte shumë kufizime,qoftë ideologjike, qoftë profesionale sa i përket koherencës dhe pranimit të mundësive dhe teknikave të reja të kohës, por solli sasi të madhe veprash, dhe kompozitorësh. Shumë vepra të asaj kohe kanë ngelur në fondin e artë të krijimtarisë muzikore shqiptare. Pas ’90, me prishjen e Dekadave të Majit u eliminua përkrahja dhe nxitja e shtetit për krijimtarinë muzikore. Në këto kushte ra edhe interesi i kompozitorëve për të shkruar vepra muzikore. Ky vakuum sa vjen dhe thellohet dhe do të ndikojë edhe në traditën e shkollës muzikore, edhe në interesimin e nxënësve dhe studentëve për tu bërë kompozitorë dhe muzikantë. Jeta muzikore në vend është shumë e varfër dhe interesi i shoqërisë për të zgjedhur profesionin e muzikantit apo krijuesit profesionist nuk ka më interes dhe të ardhme. Edhe në Akademinë e Arteve kemi shumë pak prurje, ka shumë më pak interes.

Parashikimet më pesimiste mund të çojnë dhe në mbylljen e shkollave së muzikës, por dhe drejtime të tjera të artit kanë rrudhje. Kjo sjell shumë pak kandidatë për në shkollë, dhe ata me pak interesa. Janë vetëm 20 përqind e tyre, që e mendojnë të rëndësishëm këtë profesion. Të tjerët e bëjnë thjesht për të marrë një diplomë mësuesi. Akademia e Arteve është institucioni i vetëm i lartë muzikor në vend. Më përpara për 4- 5 vende për degën e kompozicionit në Akademinë e Arteve konkurronin 20- 30 veta, sot për 4 vende vijnë dy veta. Kjo është një tablo pesimiste. Kjo situatë vjen për shkak të varfërisë së jetës kulturore në vend.

Nëse nuk kemi investim, nuk do të shkruhet muzikë. Nëse nuk shkruhet muzike, shkolla nuk ka pse të nxjerrë kompozitorë dhe muzikantë të tjerë. Nuk do të kemi më shkolla artistike, dhe të gjithë shtresat nuk do të interesohen më për artin. Nëse ndodh kjo do të kthehemi në një popull injorant për artin dhe pa të ardhme krijuese për të lënë diçka në kulturën botërore. Më vjen keq të pohoj, por në këtë pikë jemi.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...