Stefan Taçi: GKA, një derë e mbyllur për atistët shqiptarë

Tuesday, 13 November 2018 17:28

Piktorët në aktivitetin e tyre vazhdojnë krijimtarinë, duke u përballur me probleme të cilat prej vitesh nuk kanë gjetur zgjidhje. Mungesa e sallave të ekspozimit të veprave ka bërë, që piktorët të drejtohen herë pas here në institucione të ndryshme, ku përballen me pengesa për të ekspozuar veprat. Piktori i njohur Stefan Taçi tregon se aktiviteti i tyre me artin ka vështirësitë që vijnë jo vetëm nga mungesa e mbështetjes së institucioneve, por dhe sallave të ekspozimit.   Për piktorin Stefan Taçi ekspozita “Nëntori” është nga aktivitetet më jetëgjata në artin figurativ, por e braktisur nga institucionet. Këtë vit në edicionin e 21 të ekspozitës “Nëntori”, piktori prezantohet me punime.

“Duke qenë se 2018 është Viti i Skënderbeut, mendova që të bëj një lojë artistike me këtë motiv, një ironi të butë për përdorimin e imazhit të Skënderbeut. Në sensin si përdoret imazhi sot. Hoqa dorë nga ajo dukja për ta sjellë Skënderbeun thjesht si një pasqyrim të një kohe të shkuar me një shpatë në dorë dhe përkrenare, por imazhi i tij si përdoret sot…

Më vjen keq, sepse në një farë mënyre ne mund ta konsiderojmë veten si Don Kishotët e kohës sonë. Në një ambient, ku arti është lënë në fund të suportit moral, financiar të mbështetjes, ne ndjehemi si të nëpërkëmbur nga kjo shoqëri e ditëve tona. Për t’u marrë me art në këtë ambient ne gati-gati jemi në rolin e Don Kishotit. Pra ne harxhojmë energji dhe dëshira jo thjesht për të prezantuar veten, por për të mbajtur gjallë pasionin tonë të hershëm, apo dhe “donkishotizmin” tonë. Dhe i afrohemi publikut me një aktivitet që se sa e vlerëson ai kjo është temë tjetër, por të paktën duhet të na kishin vlerësuar institucionet me ekspozitën. Nëse ne bëjmë një aktivitete, ekspozitën me të gjitha shpenzimet tona minimumi duhet të kishim një sallë falas, gjë e cila Tiranës i mungon. Nuk ka asnjë sallë sot ku të ekspozohen veprat falas. Për GKA nuk bëhet fjalë se është gati një derë e mbyllur për ne, por janë dy salla ajo në MHK dhe FAB që janë shumë pak si hapësira për aktivitetin tonë. Edhe këto dyja janë me pagesë, dhe vetë Bashkia e Tiranës që duhet të ketë shumë më tepër mbështetje për artistët nuk ka një sallë të vetën. Salla e ekspozimit është premtuar nga kryetar bashkish ndër vite dhe asgjë nuk është bërë. Kjo është mungesë shumë e madhe për një kryeqytet. Nëse unë bëj një vepër arti dhe nuk kam ku të ekspozoj është një mëkat.

 Galeria Kombëtare e Arteve ka politikat e saj. Është në varësi të Ministrisë së Kulturës, por GKA ka bërë gjithmonë në kokë të vet. Nuk është se ka ndonjë urdhër që të mbyllë dyert. Kam përshtypjen, që të gjithë drejtorët e Galerisë Kombëtare të Arteve kanë bërë politikat e tyre gati- gati personale dhe kjo është një histori e tjetër me këtë institucion. Nuk është hera e parë. Ne shpresojmë në mos tani me drejtorin e ri të hapen dyert. Me sa di unë dhe për “Nëntorin” kuratori ka dërguar një letër dhe përgjigja e institucionit ka qenë që, ju mirëkuptojmë por nuk hyn në politikat tona për momentin hapja e ekspozitës në GKA. Unë nuk di të ketë gjë konkrete për artistët. Artistët vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë private dhe institucionet e vazhdojnë politikën e tyre ashtu si e mendojnë. Por nuk shikoj ndonjë rrugëzgjidhje për artistët e artit pamor në vend. Tek ne mungojnë konkurset kombëtare, që mundësisht mund të kishte dy në vit. Edhe ekspozita mund të hapeshin dy në Galerinë Kombëtare të Arteve. Qoftë dhe për ngjarje të caktuara si Viti i Skënderbeut apo dhe të tjera si përshembull për nxitjen e të rinjve. Pra mundësitë janë që mund të bëheshin aktivitete. Mbështetje e parë duhej të ishin sallat për ekspozita, të ndihmohen artistët me ekspozimin e veprave, të ketë mundësi botimi i katalogut, ku dhe Galeria Kombëtare e Arteve duhet të bëjë katalogun e saj. Akoma GKA nuk ka një katalog konkret të artistëve të atyre artistëve që janë aktivë për momentin. Nuk ka një listë të artistëve kush prodhon. Pra ka një asfiksi në artet pamore në përgjithësi dhe kjo vjen nga problemet që përmendëm, si dhe nga mungesa e vizionit, e dashamirësisë, etj. Ne jemi një vend i vogël, i varfër, mungesë tregu, mungesë menaxherësh të artit, mungesa e galerive private, etj, që artistët e ndjejnë veten si të zënë në grackë.  Promovimi i artistëve ndodh personalisht, kush bën ekspozita vetë personale i bën dhe një promovim vetë vetes së tij. Ata që janë të integruar në Akademinë e Artit kanë në një farë mënyre dhe një mbështetje më të madhe, sepse duke qenë në aty kanë dhe një status më të qëndrueshëm. Pjesa tjetër që mund të promovohen janë ata artistë që marrin mbështetje nga Ministria e Kulturës ndër vite, qoftë pjesëmarrje në bienale etj, por shumica janë të vetëpromovuar. Është një dramë që ka vite në arte dhe nuk po e zgjidhim. Çdo vit shkojmë me shpresë se do të bëhet më mirë dhe përballemi me të njëjtën gjë. Drama e artistit, që jeton në këtë ambient e shikon veten si në një rreth vicioz, vjen viti i ri dhe është me shpresën se do të bëhet më mirë, por vazhdojmë po njëlloj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...