“Zona e pritjes”, të shtunën premierë te teatri “Migjeni”

E mërkurë, 17 Prill 2019 15:54

Teatri “Migjeni” në Shkodër ka publikuar datat e premierës, që do të jetë në skenë për publikun. Teatri bën me dije se në datat 20, 21 prill, ora 19:00 në skenë do të jetë premiera e re "Zona e pritjes” komedi e zezë. Vepra e autores Marina Vucic vjen në skenë mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës dhe regjia e skenografia është nga Fatos Berisha, kostumografia nga Desantila Lika.

Në komedinë e zezë "Zona e pritjes” ngjarjet zhvillohen në një korridor ambulance, ku të gjithë presin të futen tek doktori. Por ama kur i vjen rralla për t’u futur të gjithë nxjerrin nga një justifikim për ta shtyrë këtë takim. Kemi një zonjë në moshë, e cila përzihet duke u përfshirë në çdo bisedë apo hall që këto personazhe kanë, duke ndërhyrë në hallin e çdo personi, sa arrin të bëhet shqetësim për të gjithë ata që presin. Personazhi i djalit të ri, i cili hiqet si shkrimtar, por në të vërtetë ai është një endacak, i cili shkon në zona të ndryshme të pritjes thjesht për tu ngrohur, sepse nuk ka ku shkon. Ai është një person i vetmuar, babai i tij marinar anijesh ka vdekur dhe gruaja e ka braktisur. Pjesë e komedisë është një aktore filmash, e cila mundohet të futet pa rrallë, duke shfrytëzuar postin e saj publik, por që edhe ajo është e mërzitur me rolet e saja. Po ashtu një djalosh, i cili është i dëshpëruar, dhe ai sëmuret vetëm nëse doktori i thotë që je mirë me shëndet, sepse ai është i fiksuar se ka një sëmundje.

Në komedi vijnë dhe një çift bashkëshortësh, të cilët grinden gjatë gjithë kohës, dhe bashkëjetesa e tyre është në fije të perit, pasi burri e ka gënjyer që është i paralizuar për tre vite. Në personazhet e komedisë është dhe një vajzë, e cila është e sëmurë, por që është më e urta dhe pajtohet me sëmundjen e saj. Komedisë së zezë nuk mund ti mungonte dhe infermierja, e cila është e rreptë dhe endacaku, i cili shkon kudo thjesht për të gjetur një vend për t’u ngrohur dëbohet nga ajo. Me lojën e aktorëve në teatër do të përcillen probleme të shumta sociale, që lidhen edhe me aktualitetin në vendin tonë, por jo vetëm. Në role janë Vera - Rita Gjeka; Bero Fruk - Nikolin Ferketa; Izabela - Linda Jarani; Vedran - Jozef Shiroka; Tonka - Kristi Lleshi; Zvone - Simon Shkreli; Lara - Nensi Bakalli; infermierja - Merita Smaja dhe endacaku - Oliver Ymeri.

Modifikuar më E mërkurë, 17 Prill 2019 15:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...