3 shqiptarë do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale të 3 Majit në Britani shqiptare për këshilltarë, dy prej cilëve janë kandidatë të rinj.
Kandidatët shqiptarë janë pjesë në dy partitë kryesore në Britani, konservatorët dhe laburistët.
Për partinë konservatore, konkurron Anila Skeja nga Librazhdi, e cila ka vetëm pesë vjet që jeton në Londër me familjen e saj.
Skeja është mësuese dhe konkurron për konservatorët në pushtet në qytezën Barnet në veri të Londrës.
Ndërsa për partinë laburiste konkurron Endri Hatillari në Bashkinë Harrow në veri të Londrës. Ai është një profesionist i suksesshëm dhe aktivist i njohur.
Zgjedhjet lokale që do të zhvillohen të enjten në Britani priten me interes dhe sondazhet favorizojnë laburistët e opozitës, sidomos në kryeqytet.