Gazetari rus i cili u tha se u gjend i vdekur, Arkady Babshenko thotë se u detyrua të inskenojë vrasjen e tij bashkë me zyrtarë të sigurisë ukrainase, pasi ishte i frikësuar se mund të përfundonte si ish-agjenti rus, Sergei Skripal.
Babshenko tha se qëllimi ishte që të zbulonin atë që e kanë cilësuar si komplot të Rusisë për vrasjen e tij.
“Disa thonë se kjo dëmton besueshmërinë ndaj gazetarëve. Çfarë do të bënit ju po të ishit në vendim tim, nëse ata do të vinin te ju dhe do t’iu godisnin?”, shtoi ndër të tjera gazetari.
Ndër të tjera gjykata ukrainase ka vendosur masën “arrest në burg” për një biznesmen të dyshuar për thurjen e komplotit për vrasjen e Arkady Bashenko.
Borys Herman dyshohet se ka paguar dikë me një shumë prej 15 mijë dollarësh për të vrarë gazetarin rus. Megjithatë biznesmeni është shprehur nuk ka pasur qëllim të vrasë Babshenkon dhe se ka bashkëpunuar me Shërbimin e Sigurisë ukrainase.
Ndërsa ky i fundit inskenoi vdekjen e Babshenkos të martën duke u shprehur se ndihmoi të zbulojë komplotin për vrasjen e tij. Për ta realizuar këtë është përdorur gjak derri dhe një grimier për ta bërë skenën sa më të besueshme.
Polici ukrainase është kritikuar për inskenimin e një situatë të tillë. OSBE tha se në këtë mënyrë janë përhapur informacione false. Ndërsa Moska theksoi se ky ishte një tjetër provokim anti-rus.