70- të oficerë të ushtrisë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen, janë vënë në pranga pas urdhërit të marrë nga prokuroria e shtetit turk.
E përditshmja turke Milliyet, ka raportuar se policia turke ka kryer operacione në 34 provinca në mbarë vendin, përcjell Reuters.
Thuhet se të dyshuarit janë vënë në shënjestër pas deklaratave të ushtarëve që janë arrestuar më parë. Zyrtarët ushtarakë të arrestuar në operacionet e fundit, bëjnë pjesë në lëvizjen Hizmet (Shërbim) të Gulenit, shkruan rel.
Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së ka deklaruar se autoritetet turke kanë arrestuar 160 mijë njerëz dhe kanë larguar nga puna pothuajse të njëjtin numër të nënpunësve civilë, pas puçit të dështuar të korrikut të vitit 2016.