Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendos tarifa në të mira të tjera të Kinës që kane vlerë prej 200 miliardë dollarë.
Trump tha se tarifat prej 10% do të vijnë në efekt “nëse Kina refuzon të ndryshojë praktikat e saja”.
Kërcënimet do të ishin një eskalim i madh dhe do të shkaktonin rënie në bursat e tregut,
Kina u kundërpërgjigj duke e akuzuar SHBA’në për shantazh, duke rritur frikën për një luftë të madhe tregtare.
Ministri i Tregtisë i Kinës tha se vendi do të marrë masa “kuantitative” dhe “kualitative” për t’u kundërpërgjigjur ndaj masave tarifore shtesë nga qeveria amerikane.
Trump insiston se Kina ka përfituar me vite në mënyrë të padrejtë nga një jo-balancë tregtare me SHBA’në.