Tsipras flet nga Samiti i NATO-s për pretendimet kufitare, Rama hesht

Premte, 13 July 2018 18:18

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se dy çështjet më të rëndësishme që po negociojnë Athina dhe Tirana përveç zonave detare, lidhen me ligjin e luftës dhe me kufijtë.

Tsipras nuk ka sqaruar më tej se çfarë nënkupton me përdorimin e termit kufij.

Kryeministri grek u është referuar negociatave me Shqipërinë, gjatë një konference për shtyp pas përfundimit të samitit të NATO-s.

Tsipras:  “Është bërë një punë shumë esenciale ndërmjet dy ministrave të jashtëm, në një sërë çështjesh që rëndojnë marrëdhëniet e të dy vendeve për dekada. Jemi shumë afër zgjidhjes që ka të bëjë me delimitimin e zonave ekskluzive ekonomike (ZEE), një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme palës greke – nuk dua të hyj në detaje, por kryesisht hap rrugën për delimitimin gradual të ZEE të Greqisë, të paktën duke filluar nga perëndimi që të mundim të avancojmë edhe me vendet e tjera.

Kemi një zhvillim pozitiv sa u përket ushtarëve grekë që humbën dhe janë varrosur në tokën shqiptare dhe ditët e ardhshme do të bëhet një ceremoni përkujtimore për ta.

Dhe ne nga ana jonë kemi bërë hapa kundrejt palës shqiptare, sa i përket lejes së drejtimit të automjeteve, dhe në një sërë çështjesh të tjera, jo madhore, por të rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve.

Dy çështjet që kanë mbetur përveç ZEE janë ligji i luftës dhe kufijtë, për të cilat ndodhemi shumë afër zgjidhjes. Çështje që ndërsa kemi avancuar deri në një pikë shumë të rëndësishme, nuk mund të themi se i kemi finalizuar”.

Tsipras e cilësoi si “shumë konstruktiv”, takimin që zhvilloi me kryeministrin Rama në kuadër të samitit të NATO-s.

Tsipras: “Me homologun shqiptar ramë dakord që periudhën e ardhshme dy Ministrat e Jashtëm të intensifikojnë përpjekjet e tyre, pa pasur një presion të veçantë, që të shohin se deri në ç’masë do të mund të kemi një zgjidhje pozitive sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Modifikuar më Premte, 13 July 2018 18:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...