Rritet ndjeshëm bilanci i tragjedisë në Genova, mes viktimave 3 fëmijë

E mërkurë, 15 August 2018 08:29

Deri më tani, mediat italiane raportojnë për 38 viktima si pasojë e shembjes së urës në Genova të Italisë. Mes tyre, sipas informacioneve të policisë, mësohet se 3 prej të vdekurve janë fëmijë; një djalë  8 vjeçar dhe dy adoleshentë të moshës 12 dhe 13 vjeç.

Ndërkohë vijojnë kërkimet nën rrënoja për të zhdukurit. Zjarrfikësit punuan gjithë natën dhe nxorrën tre trupa të tjerë nga rrënojat e urës. Raportohet për 16 të plagosur, 12 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Login to post comments