Futbollisti italian: Makina ime ra mes rrënojave, pashë një skenë apokaliptike

E mërkurë, 15 August 2018 10:26

Në urën e shembur në Genova të Italisë në momentin e shembjes ndodhej edhe një futbollist italian.

Bëhet fjalë për lojtarin e ekipit të Legino, një ekip i futbollit amator nga Savona, Davide Capello. Ai ka rrëfyer momentin më dramatik të jetës së tij se si një mrekulli e ka shpëtuar, ndonëse makina e tij është përfshirë nën rrënoja nga shembja e urës Morandi.

“Një mrekulli më ka shpëtuar. Ndodhesha në urë dhe dëgjova një zhurmë të madhe dhe gjithçka për pak sekonda u rrëzua. Kam rënë rreth 30 metra poshtë me makinën time. Makina ime u mbërthye mes rrënojave dhe kolonave të shembura. Është e pabesueshme, unë nuk kam asnjë një gërvishtje, dhimbja e vetme që kam është gjilpëra që më ka vënë në krahun tim . Ajo që kujtoj është vetëm një skenë apokaliptike para syve të mi”, ka rrëfyer futbollisti, i cili këtë herë fati ishte me të, ndryshe nga 38 persona të tjerë që humbën jetën, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Modifikuar më E mërkurë, 15 August 2018 12:43
Login to post comments