Një stacion hapësinor kinez prej 18,000 kile po bie në Tokë. Dhe rikthimi i saj në atmosferën tonë mund të ndodhë në çdo kohë ndërmjet 30 marsit dhe 4 prillit.
Agjencitë e shumëfishta hapësinore po monitorojnë nga afër gjendjen për të vlerësuar kur dhe ku mund të bie.
Por këto llogaritje janë të vështira. Pika e rikthimit të stacionit hapësinor është ngushtuar deri diku në mes të gjerësisë prej 43 gradë në veri dhe 43 gradë në jug. Kjo zonë përfshin disa qytete të mëdha.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





