Një gjykatë Kuvajtiane ka dënuar me vdekje një burrë dhe gruan e tij pasi u dënuan për vrasjen e shërbyeses së tyre filipinase. Një rast që shkaktoi krizë mes shtetit Filipinas dhe shtetit Arab.
Presidenti I Filipinës Rodrigo Duterte muajin e kaluar urdhëroi punëtorët Filipinas në Kuvajt që të ktheheshi në shtëpi, pas zbulimit të një trupi gruaje në frigoriferin e një shtëpie të braktisur që I përkiste një libanezi dhe gruas së tij siriane.
Dënimi u dha në mungesë të tyre në sallën e gjyqit, ku gjykata penale i dënoi që në seancën e parë me dy akuza, vrasjen e punëtores filipinase dhe vendosjen e trupit të saj në frigorifer.
Vrasja u zbulua më shumë së një vit pasi kishte ndodhur.