“Irani pretendon se ka marrë hard disqet nga bastisja e fundit kundër kompleksit të grupit opozitar në Europë,” titullohet shkrimi i këtij rrjeti.
Autoritetet shqiptare konfiskuan 150 pajisje kompjuterike nga opozita e MEK-ut për shkak të aktiviteteve të supozuara të ndaluara politike në shtetin ballkanik.
IRNA shkruante në një pjesë të parafrazuar të artikulohet të saj se ekspertët iranianë janë angazhuar për rikuperimin e të dhënave dhe identifikimin e agjentëve të grupit terrorist dhe qelizave të sabotimit. Më tej thuhet se rezultatet deri tani janë premtuese,” vijon raportimi i Fox Neës.
Pavarësisht kërkesave të shumta nga Fox News, qeveria e Iranit dhe misioni i këtij vendi në OKB nuk kanë reaguar.
Kurse Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit publikoi një deklaratë duke kërkuar përgjigje nga Shqipëria dhe SHBA nëse këto të dhëna janë dërguar në Teheran.
Ambasada shqiptare në Uashington tha për Fox News se Shqipëria nuk i ka ofruar asnjë të dhënë regjimit të Iranit.
Kurse një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se SHBA nuk ka rol në këtë çështje, duke shtuar se për këtë gjë duhet kërkuar informacion nga qeveria e Shqipërisë. Zëdhënësi tha se nuk beson se këto pretendime janë të vërteta.
Fox News shton se ka rishikuar të dhëna nga shërbimet e inteligjencës evropiane në Holandë, Suedi dhe Gjermani, që zbulojnë se regjimi i Iranit ka vazhduar të kryejë misione survejimi ndaj disidentëve iranianë dhe MEK.