Kaloi moshën më të bukur të rinisë në burg, për një krim që nuk e kishte kryer kurrë. Ky është rasti i Tomasz Komenda, i cili ishte 24 vjeç kur u dënua dhe doli nga burgu 42 vjeç.
Ky që shihni në videon më poshtë, është momenti kur ai dëgjon vendimin për lirimin e tij nga burgu, pas 18 vitesh.
Ai duket i përlotur dhe vendos duart në fytyrë, sapo dëgjon se do të lirohet. Pas rishqyrtimit të provave të reja mjeko-ligjore u konstatua se Komenda, nuk e ka kryer përdhunimin për të cilën u akuzua në Poloni në vitin 1997.
Pas lirimit të tij, ai tha: “Po pyes veten se çfarë gabimi kam bërë që jeta ime u kthyer në një ferr për 18 vite. Gjatë gjithë asaj kohe unë u trajtova si ndyrësirë”.
Ngjarja:
Një 15 vjeçare u përdhunua dhe më pas u vra gjatë një party për Vitin e Ri në vitin 1997 në Poloninë Jug-Perëndimore.
Provat e gjykatës treguan se ajo vdiq nga humbja e gjakut. Kur policia gjeti trupin e saj, ata fillimisht kishin disa persona të dyshimtë, pasi në vendngjarje u gjetën shumë prova. E mitura ishte me shenja kafshimesh në trup.
Në vendngjarje u gjetën qime dhe një kapele burrash. Pas verifikimeve të asaj kohe, policia arrestoi Komendan si vrasësin e të miturës. Edhe pse 42- vjeçari nuk i pranoi në fillim akuzat, pasi kishte mungesë provash dhe deponimi i dëshmitarëve nuk u mor parasysh.
12 njerëz konfirmuan alibinë e tij, se ai ishte rreth dy kilometra larg nga vendi i ngjarjes në atë kohë.
Më vonë ai u detyrua të pranonte ato që tha policia, pasi u kërcënua dhe u keqtrajtua. “Ata më rrahën aq shumë sa që unë do të kisha pranuar edhe të qëlloja Papën”, ka thënë Tomasz Komenda.