Qindra pasagjerë kanë nisur të dalin nga një anije e cila u vendos dy javë nëkarantinë në një port japonez, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri që u ka marrë jetën mbi 2 mijë vetëve në Kinë. Rreth 500 pasagjerë pritet të zbresin nga “Diamond Princess” të mërkurën nëYokohama, atje ku anija ishte ankoruar prej mbërritjes së saj më 3 shkurt. Zyrtarëtjaponezë të shëndetësisë i futën të 3,700 pasagjerët dhe ekuipazhin e anijes nëkarantinë, pasi një prej pasagjerëve që kishte zbarkuar në Hong Kong u diagnostikuase ishte prekur nga COVID-19. Por kjo nuk e ndali përhapjen e virusit pasi 542 pasagjerë rezultuan të infektuar, çka e bën atë grupin më të madh të të prekurve tëkonfirmuar jashtë territorit kinez. Pekini njoftoi të mërkurën se numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka mbërritur në2,004 vetë. Shumica e vdekjeve janë raportuar në provincën Hubei. Gjashtë persona jashtë territorit kinez kanë humbur jetën si pasojë e virusit, rasti mëi fundit një burrë 70-vjeçar në Hong Kong, që përbën dhe rastin e dytë të vdekjes përkëtë territor. Komisioni kinez për Shëndetin raportoi të mërkurën 1,749 rastepersonash të prekur nga virusi, numri më i ulët deri më tani për muajin shkurt, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në Kinë në 74,000 tëinfektuar.