Ish-Ministri i Drejtësisë, njëherazi anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani ka komentuar lojërat politike që mazhoranca po luan për të rifituar bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Manjani shprehet se
Postimi i plotë
Teatri i Rilindjes po luan komedinë elektorale me titull : “A do kandidojë Erioni”?
Kjo është vepra më qesharake që po luan Rilindja! Në këtë komedi aktron edhe opozita, për fat të keq!☹️☹️
Ndërkohë me këtë komedi synohet të fitohet Tirana, me Erionin e vetëm përballë të tjerëve.
Duhet të kuptojmë se është thjesht komedi. Në realitet nuk ka asnjë ndarje ndërmjet Erionit dhe Ramës! Thjesht po bëjnë “të vështirin”, që të lutet populli i Tiranës “aman na vër prap Erionin”.
Çfarë populizmi! Teatër i shëmtuar dhe i rrezikshëm njëkohësisht!