Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu bashkua sot artistëve në rezistencën e tyre 27 ditore kundër projektligjit të qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Pasi kreu aktin e firmosjes së peticionit “Mbro Teatrin” Basha u kërkoi shhqiptarëve ti bashkohen kauzës së artistëve.
“Kjo protestë është kthyer në maratonë të qytetarisë, të kulturës. Qëndrimi juaj është shembulli i kulturës sonë. Si qytetar jam në krahun tuaj në këtë betejë shoqërore. Shkatërrimi i kësaj pjese esenciale është shkatërrim i identitetit, i kulturës, fshirje e gjurmëve të baballarëve tanë. Akt kundër kujtesës së qytetit. Kjo nuk është vetëm betejë qytetare. Regjimi nuk duhet të na kompleksojë, politikë do të thotë të kujdesesh për fatin e qytetit. Ashtu si dhe fjala idiot që në greqishten e lashtë janë atë që nuk kujdesen për qytetin por shohin vetëm interesin e tyre. Nuk bëhet politika me narkoshtet. Kudo ku ka dy qytetarë bëhet politikë. Projekti i grabitjes së Teatrit, është projekt i narkomafias, i një narkokryeministri.
Shumë e dinë se sa e ka dashur kryeminsitri këtë projekt. Por nuk ja ka dalë. Por sot ai njeri ka në dorë të gjitha pushtetet, është kryeministër, kreu i kupolës mafioze, kreu i drejtësisë. Nëse me një Toyota futen 3 milionë imagjino sa futen në Shqipëri. Ky projekt këtu është projekti i vjedhjeve të 200 milionë euro fitim me kullat që duan të ndërtojnë mbi këtë histori të shenjtë. Ku do shkojnë 2-3 miliardë eurot e drogës. Pyesni njëherë , ku do shkojnë? Është një projekt i vjedhjes së tokës publike” tha Basha.
Më pas ai u ndal te plani i rezistencës së opozitës. "Ne do të bëjmë çdogjë që ligji të mos kalojë nesër. Mazhoranca ka votat, por ne do të bëjmë çmos. Edhe nëse ata e votojnë, do të vazhdojmë në Presidencë, me trupën diplomatike dhe nëse as këtu nuk do t’i ndalim gllabëruesit,do jemi këtu me trupat tanë" deklaroi Basha