Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një takim me të rinjtë ka bërë një analizë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, gjithashtu ka dhënë kurajo për të rinjtë që të përballen me këtë gjendje për të sjellë ndryshim dhe për të nxjerrë vendin nga kjo situatë e keqe.
Kryemadhi duke bërë një analizë dhe duke dhënë alarim se vendi ndodhet në një gjendje të keqe theksoi se vendi ndodhet në një situatë emergjentë të zhytur në krim, drogë dhe gjendje e keqe e institucioneve.
“Institucionet Ndërkombëtare shkruajnë se 150 mijë të rinj janë përdorues të lëndëve narkotike. Nuk kemi zhvillim ekonomik, nuk kemi sistem shëndetësor të mirë, arsimor, por kemi një grup që kanë uzurpuar të gjitha”- u shpreh Kryemadhi.
Pas analizës se në çfarë gjendje ndodhet vendi, Kryemadhi theksoi se për të nxjerrë vendin nga kjo gjendje duhet një plan dhe aksion i madh që Shqipëria të shpëtohet nga ky mjerim.
“Sot është e nevojshme përgatitja e një plani pune për nxjerrjen e vendit nga situata ku jemi. Shqipëria është në një alarm të madh dhe kjo duhet kthyer në një aksion të madh. Misioni i rinisë shqiptare është të rikthejë dëshirën që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të mos largohen, kjo oligarki duhet të përmbyset”- u shpreh Kryeatrja e LSI-së.