Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas deklaratës shokuese të bërë nga nënKomisari Emiliano Nuhu, i cili tha se u largua nga Shqipëria pasi një deputet ka paguar për ta ekzekutuar.
Më herët Kryeministri Edi Rama e konsideroi Nuhun horr, duke thënë se do ta ndjekin këmba këmbës.
Deklaratë kjo e cila ka sjellë reagimin e ish-ministrit, i cili përmes një postimi në ‘facebook’ shkruan se për çfarë do ta ndjekin Nuhun, për ta vrarë?
Postimi i plotë:
Emiljano Nuhu, deklaron se u largua nga Shqipëria se një deputet e Partisë-Shtet kishte bërë plan për ta vrarë.
Pra iku për t’i shpëtuar vrasjes.
Sot Kryeministri, kryetari i deputetit që do vriste policin, thotë në tekst:
“Do ta ndjekim këmba-këmbës kët horr”.
Pra do ta NDJEKIN! Po për çfarë do ta ndjekin?! Për ta vrarë?!!
Ua ua ua ua ua ua... E pabesueshme!
Çfarë Kryeministri!
Në çfarë shteti po jetojmë!