Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me ironi ndaj situatës problematike në vend që lidhet me sigurinë.
Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se si pjesëtarët e forcave të armatosura dhe policisë u janë bashkangjitur grupeve ‘të të fortëve’, si truproja të tyre, ndërkohë që gardistët që ruajnë personalitetet e vendit vrasin veten rregullisht.
Ja postimi i plotë i Manjanit
Jemi shumë të sigurtë.
—————
Nga përplasja e të fortëve në publik duket qartë se:
- 1. Policë të forcave operacionale shërbejnë si bodyguardë të njërit krah...
- 2. Komandot anëtarë të forcave elitë, bash të NATO-s, janë bodyguardë të krahut tjetër..
Përplasje profesionale...
Ndërkohë personalitetet politike na i ruan Garda e Republikës, anëtarë të së cilës vrasin veten rregullisht. Ndoshta marrin me vete ç’u kanë parë sytë...
Ju të tjerët denonconi ndonjë krim po deshët...
Kjo është Siguria Kombëtare sot! E rilindur madje.
Apo edhe kjo është shpifjeeeeee....