Opozita ka shkuar te “Unaza e re” për të mbështetur banorët që protestojnë kundër shkatërrimit të banesave dhe nxjerrjes në rrugë të madhe. Prezenca e opozitës është bërë e domosdoshme për shkak të egërsisë së policisë kundër protestuesve. I pranishëm, kryedemokrati Basha i bëri thirrje Ramës ti bëjë mirë llogaritë përpara se të vërsulë egërsisht policinë mbi qytetarët që gëzojnë të drejtën e protestës.
“Dua ti bëj një thirrje, të mos bëhen vegël. Policia të mos vihet kundër ligjit përballë banorëve. Edi Rama dhe policia ti bëjë mirë llogaritë kur vërsulin policinë te qytetarët. Secili prej tyre me emër dhe mbiemër do mbajë përgjegjësi” tha Basha.