Ilir Meta është njeriu i vitit 2018!
Ky është titulli i madh i gazetës Mapo, me botues Henri Çilin.
Por pse ky ndryshim i Çilit, kur në vitet e fundit ai kishte shpallur si njeri të vitit, Edi Ramën.
Edhe ndryshimi i gjysmës së kabinetit duket se nuk do të ndalojë largimin e pashmangshëm të Edi Ramës.
E këtë e ka kuptuar edhe vetë Henri Çili, i cili ka hequr dorë nga Rama, për të shpallur presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta si njeriun e vitit 2018.
Më poshtë keni faqen e parë të gazetës Mapo, e fundit për këtë vit.
MOTIVACIONI: “Me profilin e lartë politik prej politikani profesionist, i ka dhënë institucionit të Presidentit të Republikës një rol të ri ekuilibrues dhe garantues mes pushteteve në Shqipëri gjatë vitit 2018.
Me gjithë traditën më shumë se 20-vjeçare të Presidentit jo si lider politik të planit të parë, duke filluar nga Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi e Bujar Nishani; me gjithë rrudhjen dhe reduktimin e kompetencave të institucionit në vite, me profilin e tij të lartë politik dhe protogonizmin prej një figure politike të planit të parë, Ilir Meta e ka shndërruar Presidencën e Republikes në një pikë referimi kundër përqendrimit të pushtetit në Shqipëri. E gjitha kjo, duke qëndruar në kufijtë e respektimit të kushtetuetshmerisë”