Vasili: Rama duhet të japë llogari për paratë e vjedhura

Saturday, 29 December 2018 09:04

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar pas ndryshimeve ne qeveri te bërë një ditë më parë.

“7 xhuxhat e rinj në qeveri kanë një meritë të madhe se gajasen dynjanë me hicgjë-në, që përfaqesojnë”, shkruan Petrit Vasili.

“Llogarinë e hapur Edi Rama e ka me shqiptarët dhe jo me 7 xhuxha po as me 17, fatin e tij nuk e ndryshon dot, se qindra milion euro-,t e grabitura nga ai kërkojnë shpagim që fillon nga burgu”.

Ja postimi i tij i plotë

7 xhuxhat e rinj ne qeveri si teshtima dhe gromesima e Rames?

7 xhuxhat e rinj ne qeveri kane nje merite te madhe se gajasen dynjane me hicgje-ne, qe perfaqesojne.

7 xhuxhat jane thjesht teshtima dhe gromësima e radhes e Edi Rames.

7 xhuxhat e rinj te qeverise kane vlere dhe mund te zgjasin aq sa zgjat nje gromesime.

Llogarine e hapur Edi Rama e ka me shqiptaret dhe jo me 7 xhuxha po as me 17 fatin nuk e tij e ndryshon dot, se qindra milion euro-,t e grabitura nga ai kerkojne shpagim qe fillon nga burgu.

As xhuxhat as breshkat nuk ja sjellin dot frymen Edi Rames, se sado qe merr fryme nga lart i del e gjitha nga poshte se eshte çpuar krejt.

Login to post comments