Djegia e mandateve nga opozita ka bërë që Partia Demokratike të mbledhë forumet vendimmarrëse. Kështu mësohet se ditën e sotme në orën 18:00, Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë.
Ndërsa nesër në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së.
Gjatë paradites kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me kreun e Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani.