Sapo është dhënë pretenca nga ana e prokurorisë për personat e ndaluar të cilët morën pjesë në protestën e 16 shkurtit.
Për 19-të të ndaluarit është dhënë masa e arrestit me burg për 14 persona, masa e “Detyrim paraqitje” për 4 persona dhe arrest shtëpie për një person.
Personat për të cilët prokuroria ka propozuar arrest me burg: Florenc Hoxha, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, David Linati, Ilir Hamedini, Fastim Taku, Saimir Rexhepi, Mitat Fieraku, Pëllumb Shena, Veljan Dine, Ndue Tuci, Agim Peposhi, Ferit Dangshi.
Person i propozuar nga Prokuroria për masën e arrëstit të shtëpisë: Resul Daci (i sëmurë), Propozim për detyrim paraqitje: Suzana Dimushi, Hasan Jakupi, Lefter Jakupi, Shpresa Lini,
Ndërkohë mbrojtja kryesisht ka pretenduar se veprimet e kryera nga të arrestuarit jane akte simbolike. Sipas Prokurorisë, këta persona kanë konsumuar veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Referuar hetimeve të Prokurorisë, disa persona gjatë protestës kanë hedhur kapsolla, shkopinj druri kundrejt Policisë si dhe dëmtuan derën e Kryeministrisë dhe i thyen me shufra hekuri dhe sende të tjera.