Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu është takuar ditën e sotme me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të SHBA. “I pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.”-shkruan Spahiu në Facebook.
Postimi i plotë:
Bisedë e shkurtër me mikun e të gjithë shqiptarëve, Eliot Engel, Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të SHBA.
“I pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.”
Në pak minuta bisedë, komfirmon se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është i rrezikshëm, duke e përjashtuar si kusht të bisedimeve!