Spaho-zyrtarit të OSBE: Bukurosh, si s’ka ndikuar blerja e votave. Po përgjimet?

Diel, 24 February 2019 10:03

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të zv/ambasadorit të OSBE në Shqipëri, Robert Wilton, i cili pranoi sot nga Shkodra shitblerjen e votave në zgjedhjet e 2017, por tha se kjo nuk ndryshonte rezultatin.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spaho i kërkon diplomatit në fjalë që të shpjegojë se pse në përgjimet e dosjes 339 nuk përmendet asnjë zyrtar i çfarëdo niveli i PD-së.

Po ashtu, Spaho i kërkon përgjigje Robert Ëilton-it se si e trefishoi PS-ja rezultatin në Dibër në kushtet kur kryetari i saj i bashkisë u kap me brekë të grisura. Dhe në fund të reagimit të tij, nënkryetari i PD-së i kërkon zëvendësambasadorit të OSBE një fakt të vetëm që PD ka blerë vota.

Reagimi i plotë i Edmond Spahos

Janë 400 disqe me incizime të atyre që kanë bërë pazare për vota dhe në asnjë prej tyre nuk është qoftë edhe një zyrtar i vetëm i PD-së i çfarëdo niveli.

Si nuk ndikon në rezultat, nga e di ky bukurosh? Përse në raportin e ODIHR-it rekomandimi i dytë tek rekomandimet kryesore është adresimi i shitblerjes së votës.

Përse sondazhi i kryer nga një OJQ në Shkup për llogari të BE-së konkludon që 20% të zgjedhësve shqiptarë ju janë ofruar para në këmbim të votave?

20% ndikon në rezultat, apo jo?

Po dosja 339 për kë është? Përse prokurori i dosjes thotë që në datat 8, 9, 10 shtator 2016 vumë në përgjim telefonat e 20 zyrtarëve nga më të lartë të PS-së dhe të gjithë bisedonin me kriminelë për blerje votash?

Si e trefishoi PS rezultatin në Dibër në kushtet kur kryetari i saj i bashkisë u kap me brekë të grisura?

A mund të japë ky zëvendësambasador një fakt të vetëm që PD ka blerë vota?

Modifikuar më Diel, 24 February 2019 10:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...