Prestigjiozja gjermane DW në Shqip ka raportuar mbi ecurinë e Samitit të Berlinit dhe përsa i përket takimit të kryeministrit Edi Rama me Kancelaren Angela Merkel ajo shkruan se ai u zhvillua për më pak se 30 minuta.
GJithahstu DW, burime të së cilës janë të sigurta pranë qeverisë gjermane, raporton se në takim me Ramën, Merkel ka shprehur shqetësimin se çelja e negociatave nuk mund të bëhet në qershor pasi për momentin është e pasigurtë.
‘Më pak se gjysmë orë kishte Merkel në takimin me Ramën para se në orën 17.00 të përshëndeste Presidentin Francez Macron. Për Shqipërinë ka shumë rëndësi ccelja e negociatave , por momentalisht kjo është e pasigurtë.’ shkruanm DW.
Ky ishte postimi i parë mbi takimin duke shfryrë të gjithë propagandën e “Rilindjes” me photo of the day, apo postimeve në rrjetet sociale të Elisa Spiropalit apo Gent Cakajt.
Pak minuta më vonë , DW ka ndryshuar postimin. Nuk dihen shkaqet por burime nga Gjermania konfirmojnë se Bundestagu shikon për në shtator diskutimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Duhet kujtuar se Merkel e ka anashkakuar plotësisht Ramën, pasi zgjodhi që para tij të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, vendi i të cilit ka më shumë gjasa të marrë cceljen e negociatave.