Kreu i PDK, Nard Ndoka i ka dhënë një mesazh kryeministrit Edi Rama teksa kanë mbetur rreth 3 orë nga fillimi i protestës së opozitës.
Ndoka ka dhënë edhe detaje nga tubimi i sotëm, teksa shprehet se sot nuk i tremb askush. "Sot nuk na tremb njeri me “gogolin”. Sot nuk mendojmë për t'u larguar gjëkundi.
Sot dhe deri në fund të kauzës tonë do të qëndrojmë përballë Edi Ramës, për ta larguar nga pushteti i pushtave, jo me molotov, as me dhunë, por me qëndresë me çdo çmim, që paguhet për lirinë", shprehet Ndoka.
Komenti i plotë:
KM, po përdor BE dhe SHBA, si “gogol” për liritë e mohuara të shqiptarëve.
Ne, kemi vendosur të mos prekën zgjedhjet nga krimi.
Edi Rama, ti ke vjedhur votat, taksat tona, të ardhmen tonë europiane, prandaj ne kemi vendosur të të heqim ty vizën dhe ti hapim vendit rrugën drejt normalitetit demokratik.
Kemi vendosur të qëndrojmë këtu, nuk do shkojmë gjëkundi!!!!
Ato, që nuk duruan tiraninë e Rilindjes dhe të Edi Ramës, janë larguar nga Shqipëria, kudo nëpër botë, por sytë dhe mendjen i kanë këtu në vendin e tyre. Ne, do luftojmë dhe qëndrojmë edhe për ta.✌️
Sot nuk na tremb njeri me “gogolin”. Sot nuk mendojmë për t'u larguar gjëkundi.
Sot dhe deri në fund të kauzës tonë do të qëndrojmë përballë Edi Ramës, për ta larguar nga pushteti i pushtave, jo me molotov, as me dhunë, por me qëndresë me çdo çmim, që paguhet për lirinë!✌️✌️
Ne kemi vendosur, që zgjedhjet mos të vidhen, që mos të preken nga krimi, ndaj po protestojmë ti ruajmë ato, si reforma e të gjitha reformave, si liria e të gjitha lirive; vota e shenjtë!?
Ne e duam Shqipërinë si Europa, jo për ta braktisur, por për të jetuar në paqe me njëri-tjetrin, këtu në vendin tonë, Shqipëri.??
#Rama ik!