Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB përveç situatës në Lindjen e Mesme Presidenti Trump ka bëjë dy deklarata të fuqishme por njëkohësisht dhe shpresëdhënëse.
Së pari ai ka deklaruar se SHBA nuk do të jete kurrë një vend socialist.
Së dyti ai deklaroi se; e ardhmja u përket patriotëve dhe jo globalistëve.
Të dyja këto deklarata të Presidentit Trump të kujtojnë përpjekjet madhore në SHBA dhe BE të një estabilishmenti të caktuar i cili ka fort për zemër të dyja tezat; globalizimin dhe socializmin. Ka disa personazhe në SHBA të estabilishmentit të vjetër edhe përse këta janë personazhe me fytyra të reja në moshë të cilët predikojnë socializmin në një vend si SHBA. Guxim i madh të predikosh një strategji e cila kur është aplikuar ka rezultuar kriminale dhe këtë ta bësh në SHBA, kampioni i lirisë dhe ekonomisë së tregut. Estabilishmenti i vjetër zgjodhi disa tipologji të caktuara në SHBA dhe filloi ta trumbetojë këtë teori.
Ndërkohë jo të paktë janë idhtarët e teorisë së socializmin dhe ne Europë. Por duke qenë së ky kontinent i vjetër e gjithë pjesa qendrore, juglindore e ka provuar socializmin dhe tmerret e tij, megjithëse parapëlqejnë vetëm termin komunizëm idhtarët e kësaj teorie përpiqen ta kamuflojnë pak me terma modern. Shtetet si Shqipëria, Poloni, Cekia, Bullgaria, Rumania e sa e sa vende të tjera që e kaluan ferrin komunisto-socialist, e majta e tyre dhe një pjesë liberale ka nxjerrë teorinë moderne te globalizimit e cila për ne si vende që i njohim themelin e teorisë nuk përbën risi.
Është vetëm një Make Up të shekullit 21. Por asnjëherë nuk është parë e shkëputur kjo linjë në Europë me një stabilishment të caktuar në SHBA që sot e udhëheqë filantropi Xhorxh Soros. Fjalimi i sotëm i Presidentit Trrum dhe këto dy teza të tij përbëjnë një shpresë pasi ne shqiptarët po e provojmë shumë mirë çfarë do të thotë eksperimenti radikal i Xhorxh Sorit dhe Estabilishmentti në kuadër të globalizimit. Dhe është e vërtet që e ardhmja nuk mund ti përkas teorisë së shpërthimit të kufinjëve, të ndëryrjes pa dinjitet në eksperimente politike thjesht sepse ke mundësinë si estabilishment. Gjithnjë ka rezultuar më dështim dhe do të dështojë, por udha ku po ecet është e dhimbshme. Ai iu bëri thirrje liderëve të fuqizojnë vendete tyre dhe të ngrenë dinjitetin e njerëzve. Në vende ku teoritat globaliste kanë rrënuar ekonominë e vendeve siç është Shqipërisë nën drejtimin e një sekti pro globalist që e ka çuar vendin në greminë është shumë e qartë shumë shpresëdhënëse, është një udhë ku duhet të ecet fuqizimi i vendit dhe ngritja e dinjitetit. Kjo pasi në kemi provuar këto 6 vite t qeverisjes së globalistëve të Soros rrënim të dinjitetit, varfërim, shpopullim dhe kanabizim.
Tezat e këtij fjalimi janë këmbanë për ata që kanë vesh t’i dëgjojnë.