Nga Sali Berisha.
"Nuk po luan mirë!" - Ky është mesazhi i koduar, tipik mafioz, i radhës, që Kreu i Meduzës, Edvin Mafia, i dërgoi sot Prokurorit të Durrësit! Në gjuhën e mafies “nuk po luan mirë” do të thotë mos më shkel në kallo ose po abuzon me atë që ke në dorë për mua, apo ke shkelur rregullin, marrëveshjen që kemi pasur!
Kaq të dhimbshme kanë qenë për Edvin Mafinë dhe interesat e tij mafioze, veprimet e prokurorit të tij, i denoncuar publikisht nga i vetmi njeri Sali Berisha, saqë kreu i Meduzës është detyruar nga dhimbja të sulmojë brenda një jave, katër herë atë, si kurrë më parë në jetën e tij prej mafiozi.
Përveç sulmeve, në një akt të pashembullt që nga koha e gjyqeve terroriste të viteve 1945-1947 të Enver Hoxhës, Edvin Mafia, në shkelje flagrante të çdo rregulli i dërgoi zëvendësin e tij, Erjon Pudrën, në sallën e gjyqit, për t’i kujtuar prokurorit që ka një çmim po shkeli marrëveshjen!
Shtoj këtu se Erion Pudra, pa urdhrin e Edvin Mafisë, as që mund të imagjinonte të ndërmerrte një akt të tillë të pashembullt.
Këto janë zhvillime tipike të narkoshtetit, që prekin rëndë direkt Kreun e Meduzës.
Durrësi gumëzhin se prokurori i Durrësit me tentakulat e tij të fuqishme, që ka pasur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të gjithë Durrësit, ka në dorë dosje përvëluese të klanit supermafioz Rama, sipërfaqe të mëdha tokash, ngarkesa droge, veprime të tjera mafioze të këtij klani, të cilat janë mbyllur me fjalë në darkat e organizuara nga Gjush Avdyli me atë dhe Kreun e Meduzës.
Të ndjekim dinamizmin e ditëve që vijnë, se kush i shkeli i pari në kallo tjetrit!