Fotoja 80 mijë dollarëshe e Ramës/ Pse Demokratët e SHBA duan të fshehin skandalin?

Premte, 11 October 2019 11:46

Një person që rregulloi dhënien një kontributi të paligjshëm nga një i huaj në një takim për mbledhje fondesh për Presidentin Barack Obama më 2012 u dënua me katër muaj burg të hënën.

William Argeros pranoi fajin më 2016 për dhënie kontributesh të huaja dhe për gënjim të jurisë së gjyqit. Ai rrezikonte deri në 24 muaj burg, por gjyqtarja Madeline Cox Arleo vuri në dukje mungesën e precedentëve penalë të 61-vjeçarit si dhe besimin e saj se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk ishte me qëllim influencimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Ligjet amerikane ua ndalojnë shtetasve të huaj dhënien e kontributeve për kandidatët federalë. Avokati John Azzarello tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për kryeministër në Shqipëri, i cili donte një foto me Barack Obamën.
 

Image

Kandidati ishte Edi Rama, tha Azzarello, i cili u zgjodh dhe është edhe tani kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u bënë publike më 2016, zyra e Ramës e mohoi se ishte burimi i kontributit.

Zyra e Prokurorit të SHBA deklaroi se Argeros e kishte rregulluar që kontributi të jepej përmes një rezidenti në Neë Jersey, Bilal Shehu. Shehu u dënua me kusht më 2017.

Cox Arleo tha se i dha Argerosit dënim më të rëndë për shkak se pranoi që kishte gënjyer jurinë.

Argeros banonte në Tampa, Florida, në kohën që u ngrit padia. Ai ka kaluar shumë vite edhe Bethlehem, Pennsylvania, zonë ku puna e tij përfshinte shërbimin në bordin e këshilltarëve të një burgu për të ndihmuar të burgosurit të ri-integroheshin në shoqëri, tha Azzarello të hënën. Disa nga kolegët e tij i shkruan gjyqtares në mbështetje të tij.

Me lot në sy Argeros i tha gjyqtares se i vinte turp dhe merrte përsipër përgjegjësinë e plotë për çka kishte bërë.

Cox Arleo e dënoi edhe me katër muaj burg shtëpiak dhe shërbim në dobi të komunitetit.

Saracarter.com-Përgatiti: SYRI.net

Modifikuar më Premte, 11 October 2019 11:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...