Alarmi për koronavirusin në Shqipëri dhe sa i rrezikuar është vendi ynë? Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, e ftuar në Syri TV ishte shefja e Epidemiologjisë në Insitutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini.
Sipas zonjës Tomini, momentalisht jemi në kritere të ulta rreziku pasi vendi ynë nuk ka një linjë direkte ajrore me Kinën.
“Aktualisht jemi në kritere të ulta rreziku. Kjo për shkak të mospatjes së një linje direkte nga Kina në Shqipëri”, u shpreh ekspertja e ISHP.
Çfarë ka ndryshe ky virus?
"Hyn në grupin e virusëve respiratorë dhe transmetimi nga njeriu në njeri është permanent dhe e lartë. Po ta krahasojmë me viruse të tjera, Sarsi ka patur një agresivitet, por jemi ende herët pasi OBSH po e shqyrton me vëmendje edhe mënyrën e përhapjes", tha Tomini.
Sa e përgatitur është Shqipëria?
"Interesimi mediatik shkon paralel me një plan paragërtatitor. Jo vetëm për koronavirus por edhe për viruse të tjera. Ngritja e Task-Forcës, në porte, aeroport, pika doganore, Qëndra Spitalore Universitare, është angazhuar I gjithë zinxhiri për ti parapërgatitur një virusi të tillë", u shpreh shefja e Epidemiologjisë në ISHP.
Sipas Tominit, çdo person, që vjen nga Kina dhe ka shenja të virusit në fjalë, të mos dalë nga zona ku ndodhet dhe të njoftojë menjëherë Urgjencën Kombëtare. /Syri.net
Intervista e plotë në Syri TV: