FOTO/ Rama show me maska të skaduara? Përdoren gjerësisht edhe pas skandencës

Tuesday, 10 Mars 2020 16:21

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë, ka kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga qytetarët dhe u ka bërë thirrje se nuk është koha të bëjnë deklarata se 'janë lab' 'janë trima' apo 'nuk i gjen gjë' nga koronavirusi.

Thirrja për të shmangur kontaktet tha Rama nuk është një gjë që vjen si dëshirë e jona, por një urdhër i OBSH për të frenuar përhapjen.

Rama apeloi që të gjithë të tregohen të përgjegjshëm nga ai që e quajti “armik i padukshëm” që hyn në trupin tonë.

"Këto janë maskat për personelin mjekësor, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejtë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit. Janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nja një fondacion nga Kanadaja, janë ndaluar në doganën e Durrësit për shkak se siç dihet në Shqipëri ka pasur një regjim doganor edhe për materialet apo dhuratat me natyrë humanitare. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie e cila, mbas thirrjeve të përsëritura nuk u paraqit të paguante detyrimet e shtetit dhe të tërhiqte këto pako që janë prodhim amerikan. Dhe nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca e tyre do të implikonte përveç uljes së eficencës në sallat kirurgjikale ku operohen njerëz, këto maska nuk dilnin dot nga kufijtë e Kanadasë dhe nuk përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri.

Janë maska që përdoren gjerësishtt pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rreezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës përvetëmbrojtjen në kontaktin gjatë një gjendjeje të caktuar gripale. Të thuash që janë të rrezikshme, do të thotë që të duash të përhapësh panik apo të harrosh se nuk është koha për të luftuar me qeverinë", tha Rama.

Ndërkohë nuk mungoi as këtë herë show mediatik. Kreu i qeverisë vendosi për disa çaste maskën për të demostruar se si duhet të sillemi...

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...