Fuga për masat ndaj koronavirusit: Shteti të rimbursojë humbjet, para interesit personal nuk stepen

E mërkurë, 11 Mars 2020 10:46

Akademiku Artan Fuga ka komentuar masat e mara nga qeveria lidhur me mospërhapjen e koronavirusit.

Fuga thotë se ka pabarazi sociale pasi disa humbin të ardhurat nga tifozët në stadium, nxënësit ngaqë shkollat mbyllen dhe provimet e maturës nuk shtyhem , teksa ka dhe nxënës që nuk kanë internet dhe humbin mësimin.

Po ashtu ata që do të marrin rrogën teksa do të qëndrojnë në shtëpi janë kryesisht administrata kurse të tjerët që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi nuk do marrin.
Fuga thotë se shteti duhet të rimbursojë humbjet dhe jo të vendosë jetën e njerëzve para interesit personal.

STATUSI I ARTAN FUGËS

Para interesit egoist, nuk stepen!

Duke parë se çfarë bëhet te ne, por edhe duke ndjekur mediat europiane dhe amerikane, çfarë ve re?

Interesi personal ose egoist përpara jetës të njerëzve në jo pak raste!

Dakord, ndalojini ndeshjet, por shteti të më rambursojë humbjet nga mosardhja e tifozëve në stadium.

Dakord, mos u mblidhni në vende me njerëz, por për votime hajdeni tani sa nuk u bë qameti!

Si të mos vini në protestat e grave për 8 marsin???

Shkollat i mbyllëm, por provimet e maturës nuk shtyhen!

Detyrat e shkollës? Poqese nuk ke lidhje Interneti në shtëpi, je i humbur!

Nuk kuptojnë se kjo mund t’u prishi jetën përfundimisht mijra fëmijve! Përgjithmonë ata do të mbesin pas derisa të skualifikohen!

Cfarë pabarazie sociale!

I mbaruam kongreset, mitingjet, ndeshjet, tani mbylluni!
Unë mbyll kufijtë e mi, ti mbyll kufijtë e tu, ata mbyllin kufijtë e tyre!
Unë mbrohem nga ty, apo ti mbrohesh nga unë? Apo të dy mbrohemi nga njeri tjetri?
Kjo e dyta më duket!
Sartri kishte të drejtë atëhere : Ferri janë të tjerët?
Ti që je në punë, merr rrogën sepse qendron në shtëpi me fëmijën. Po unë që jam papunë, kur qendroj me fëmijën si ty nuk kam nevojë për lekë!?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...