Ilir Meta: Përmbytja tri herë e Shkodrës, për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë!

Tuesday, 24 Janar 2023 13:32

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzoi qeverinë për përmbytjen e Shkodrës, qeverisjen e korruptuar deri në palcë siç e cilësoi.

Në një konferencë shtypi sot, Meta foli në veçanti për këtë problem të madh me të cilin po përballet Shkodra, Lezha e më gjërë.

 

“Përmbytjet e Shkodrës janë një dramë që është përsëritur tri herë brenda më pak se tre muajsh për shkak të qeverisjes së korruptuar deri në palcë, - tha kreu i Partisë së Lirisë. - Gjendja e rënduar në Shkodër ku mbi 1400 ha janë përmbytur është rënduar si pasojë e keqadministrimit të sektorit energjetik në Shqipëri.

KESH dështoi me qëllim në aftësinë rezervuese në Fierzë dhe tani shkarkon prurjet dhe përmbyt pronat dhe shtëpitë e shkodranëve. Kuota maksimale për këtë periudhë lejonte përpunimin e të gjitha prurjeve pa shkarkime. KESH mund të dilte në shitje ditë më parë dhe jo në datë 16 janar dhe kështu do të evitoheshin përmbytjet, shkarkimi pa prodhim dhe humbjet financiare.

Fondet e dhëna nga qeveria për kullimin janë skandaloze dhe kurrsesi nuk mund të përballojnë situata të tilla. Problematika me të cilën po përballen qytetarët e Shkodrës është hapja në mënyrë të pakontrolluar e portave të kaskadës së Drinit, pasi sasia shumë e lartë e ujit të shkarkuar është e papërballueshme për sistemin e kanalizimeve. Mungesa e plotë e ndihmës konkrete për qytetarët e Shkodrës, të cilëve iu janë përmbytur pronat, shtëpitë, është një vepër penale,” theksoi Ilir Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...