Ish-deputeti, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi ka hedhur akuza të forta sonte ndaj italo-shqiptarit, Karlo Bollino, se ka vjedhë 5 dynym tokë në mes të Tiranës.
Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Murrizi deklaroi se, Jamarbër Malltezi futet në burg se ka marrë tokën e tij, kurse Bollino që ka vjedhur tokën në Tiranë, e bën lajm.
Debati në studio:
Murrizi: Karlo (Karlo Bollino) hajdut, ka vjedhur 5 dynym tokë në Tiranë. Hyn në burg Jamarbëri që është komshi me Karlon. Jamarbëri ka 300 vjet në Tiranë, Karlo nga Napoli ka marrë 5 dynym tokë, njëlloj si Jamarbëri, e në fakt Jamarbëri si ka marrë 5.
Kanë qenë Begejat komshi me Bollinon, di gjë ti Lorenc. Ka pronat. A mundet që të ketë të lajthitur në Tiranë, që të mendojë se Maks Begeja, nënkryetar i Partisë Republikane, mendon se mund të kenë qenë me fise italiane, komshi këta.
Ka më turp këtu.
Ky ka marrë 5 dynym tokë këtu, ky ka marrë të veten. Ky hyn në burg, Karlo bën lajm.
Vangjeli: Çfarë lidhje ka kjo? Në çfarë mënyre i ka marrë ai këto? Në bazë të ligjeve...Jo nuka kanë qënë komshinj me Begejat. Është ligji ekzistues. Media ka fortësinë e çelikut por brishtësinë e kristalit.