Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas sulmit me gaz toksik në sy dhe në fytyrë, koordinatori rajonal i Tiranës, Klevis Balliu.
Balliu u sulmua nga policia gjatë protestës kundër Erion Veliajt tek bashkia e Tiranës.
Berisha shkruan se kjo është një hakmarrje primitive e Ramës ndaj Flamur Nokës, Bledian Nallbatit dhe Klevis Balliut.
‘Hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj Klevis Balliut! Hidhet gaz toksik në sy dhe fytyrë kundër Flamur Nokës, Bledian Nallbatit dhe Klevis Balliut.
Dënoj me forcën më të madhe këto akte banditeske Rama- Balla kundër opozitës’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në reagimin e tij.