Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj shefit të organizimit në PD, Klevis Balliu.
Këlliçi është shprehur se kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda 5D, do marrë përgjigjen e merituar në protestën e rradhës.
Reagimi:
Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë!!!
Përpos porositësit të dhunës që e dimë që është pronari faktik i inceneratorit, ju lutem na dërgoni informacion për emrin e policit bandit që shihni në foto, i cili sot në një akt të pashembullt urrejtje, goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike me urdhër politik!
Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda 5D, do marë përgjigjen e merituar në protestën e rradhës.