Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një vizitë në Ankara.
Gjatë kësaj vizite Meta zhvilloi takime me udhëheqësit kryesorë të opozitës turke. Meta u prit në takim sot nga Lideri i Partisë “Deva”, Ali Babaxhan në selinë e kësaj partie.
“E urova Babaxhan për fitoren e zgjedhjeve vendore nga opozita dhe vlerësova vizionin e tij për fuqizimin e demokracisë dhe vlerave europiane”, theksoi Meta në një reagim.
“Turqia ka nevojë për një personalitet të tillë me vizion për demokracinë dhe ekonominë”, tha Meta.
Gjatë kësaj vizite, Meta u takua edhe me Ali Kiliç dhe Ali Hakan Ağaiğlu. Gjithashtu Meta prezantoi edhe anetaren më të re të Partisë së Lirisë, të ngarkuar për Marrëdhëniet me Turqinë, Deniz Gücler.