Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një mesazh të qytetarit dixhital, ku denoncon kreun e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Berisha thotë se Eduard Ahmeti ka emëruar njerëz që nuk shkon fare në punë dhe marrin rrogën, ku një ndër ta është edhe kunata e Sekretarit të kryeministrit, Ëngjel Agacit.
Denoncimi i ish-Kryeministrit
Nepotizem dhe korrupsion ne Fondin e Sigurimit te Detyrueshem!
Qytetari dixhital denoncon:
- Kunata e sekretarit te pergjithshem te mafies shteteore, Don Agaçio, paguhet pa shkuar asnje dite ne pune, po keshtu dhe punonjes te tjere
- Emerime te shumta jashte kritereve ligjore!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“I nderuar Doktor, ne Fondin e SIGURIMIT te Detyrueshem eshte bere nje reforme nga EDUARD Ahmeti, ka larguar vec demokrat e njerez qe nuk kishin miq, po te kontrollohet si jane bere do te dalin se jane emeruar pa kualifikimet e detyruara ne baze te ligjit, vendi I punes e kerkon te farmacise, e ka emeruar dentist, te drejtoria informacionit dhe analizes statistikore jane pa arsimin perkates, po keshtu te drejtoria e mardhenjeve me publikun kane larguar punonjes te kualifikuar dhe kane emruar te paperfunduar shkollen dhe pa arsim perkates.
Tani dua te them me te rendesishmen: kane marre rrogen me shume se 3 punonjes qe nuk kane ardhe asnje dite ne pune, thone se eshte kunata e engjell agacit BESA AGACI te drejtoria juridike pa ardhur asnje dite ne pune, po keshtu te kjo drejtori kane marre rrogen pa ardhur asnje dite ne pune dhe Klara Mergo dhe Lorena Muhametaj ka edhe te tjere.
Besa dhe Lorena jane emruar ne sektorin e burimeve njerezore dhe trajnimeve dhe nuk vijne as nje dite ne pune e rrogen e marrin.“