Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar të LSI-së nëpërmjet një statusi në faqen e tij në rrjetin social ‘Facebook’ ka sulmuar kryeministrin Rama për gjendjen në të cilën ndodhet autostrada Tiranë-Durrës. Vasili e ka krahasuar gjendjen e mjerueshme të autostradës me shtetin e Afganistanit pas bombardimeve.
Sipsa Vasilit, Rama ‘bën gojën çarap lart e poshtë, a ka nder mend te hedhe ndonjë lopate asfalt se erdhi edhe sezoni turistik’.
STATUSI I VASILIT
Kryeminister duarthare e gojeçarap.
Autostrada Tirane-Durres eshte bere per faqe te zeze.
Korsia djathte ne te dy anet eshte bere si Afganistani pas bombardimeve.
Ky kryeministri duarthare, qe e ben gojen çarap lart e poshte, a ka nder mend te hedhe ndonje lopate asfalt se erdhi edhe sezoni turistik.