Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi pasi avokat Spartak Ngjela e mori në mbrojtje ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Çfarë logjike! Fatmir Xhafaj ka bërë mirë që ka mbrojtur vëllanë e tij! Bill Klinton paska bërë të njëjtën gjë… Kulmi i shkarjes së ledhit! Morali: njerëzit hyjnë në politikë, bëhen ministra për të mbrojtur njerëzit e tyre! Të tjerët, i ruajtë zoti!!”,- shkruan Manjani.
“Më kanë kërkuar shembull ndërkombëtar për çështjen Xhafaj… Po ju jap shembullin që posa e shkrova në komentet e statusit.
Po si flisni kështu? Ku është rast ky për amerikanët. Nga Enver Hoxha do mësojnë shqiptarët akoma?
Presidenti Klinton ishte President i Amerikës dhe e kishte vëllain për drogë në burg. Nga komunizmi do mësoni ju ende?
Dhe jo vetëm kaq… Por Klintoni e fali vëllanë me dekret…
Ja ky është morali politik. Demokracia njeh vetëm zbatimin e ligjit.
Këtu duhet të qëndrojmë edhe ne… kurrë mos prisni nga moral i amerikan t’ju mbështesë për këtë psikologji enveriste…”,- shkruante Ngjela dy ditë më parë.