Në “llogaridhënien publike” të zhvilluar sot në Gjirokastër u vërtetua edhe njëherë se platformat e vendosura për zgjidhje e problemeve të qytetarëve janë vetëm një gënjeshtër e radhës e Ramës.
Këtë fakt e vërtetoi një qytetare e cila i tha kryeministrit se i kishte vdekur burri në krye të detyrës dhe nuk merrte pension.
Pyetje të cilës Rama iu përgjigj duke thënë se duhej të shkruante tek platforma për zgjidhjen e problemit, pasi sipas tij do të merrte përgjigje për 10 ditë.
Por qytetarja iu përgjigj se e kishte bërë diçka të tillë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
Rama: Mos më qesh, për 10 ditët do marrësh përgjigje.
Qytetarja: Kam shkruar nuk kam marrë përgjigje.