Më 26 majit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e opozitës. Qëllimi kryesor i protestës është largimit i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, pas impikimit të tij në çështjen e të vëllait të dënuar për trafik kokaine si dhe largimi e Ramës nga drejtimi i shtetit. Për këtë arsye deputetë dhe drejtues të degëve të PD-së në rrethe të ndryshme po zhvillojnë takime.
Deputetja e PD Orjola Pampuri ka qenë sot në Rrogozhinë ku ka bërë thirrje për pjesmarrje masive në këtë protestë. “Të gjithë bashkë me 26 Maj për t'i treguar narkopushtetit, që ne nuk mundë të na përfaqësojnë më, ata që na rrënuan, dëbuan nëpër rrugët e Europës si azilkërkues, që ministrat me kusherinjtë e vellezerit të vijojnë të qetë trafikun e drogës”. Te gjithe bashke me 26 Maj, shkruan deputetja Pampuri në rrjetin social Facebook.
.