Nxjerr mediat jashtë nga komisioni, pse ka frikë Erion Braçe?

Tuesday, 22 May 2018 09:44

Nervat e kanë lënë mazhorancën. Skandalet e njëpasnjëshme e kanë bërë të ketë frikë edhe nga hija e saj.

“Ndërpritet mbledhja, të dalin jashtë mediat”! Me të tillë urdhër plot tension e ka nisur mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, kryetari Erion Braçe.

Nisur nga protesta e ditëve të fundit e opozitës në komisionet parlamentare, Braçe ka tentuar të parandalojë apelin e saj për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj duke u mbyllur dyert mediave. Ai i ka ndërprerë fjalën e nisur, deputetit Aldo Bumçi, i cili nuk është anëtar i komisionit të mediave. 

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 11:25
Login to post comments