Deputeti i Partisë Demokratike për Dibrën, Xhemal Gjunkshi, ka denoncuar mungesën e politikave të qarta nga qeveria për të mbështetur fermerët dhe kjo po çon në falimentimin e tyre.
Më konkretisht, në Dibër fermerëve po iu kalben në parcela dhe pemëtore me qindra tonë qershi duke qenë se nuk ka treg.
Ja denoncimi i Xhemal Gjunkshit në FB:
“Janë me qindra tone qershi qe po kalben ne parcela e pemëtore duke mbushur kanalet. Fermerët tashme te mërzitur dalin ti shesin ne tregun e improvizuar "te ish/shkolla bujqësore" , por çmimi është tejet tallës për ta , ndaj nuk po shkojnë as ti mbledhin. Shkak është bere mungesa e tregut. Ne fakt ditët e fundit janë pare disa shofere nga Tirana e Durrësi qe sipas fermerëve vijnë e pyesin ne mëngjes për çmimin dhe pastaj kthehen pasdite duke jua mbledhur me një çmim qesharak prej 300 -400 leke, nje vlere kjo qe nuk shlyen as punëtorin për vjelje dhe spërkatjet. Sipas specialisteve shitja nen 500 leke është shitje nen kosto.
Ne Dibër janë mbjelle mbi 2500 hektarë me qershi , por edhe pse akoma nuk kane hyre te gjitha ne prodhim ka mbi ngopje tregu. Kjo vjen si pasoje e mungesës se vëmendjes nga Ministria e Bujqësisë. Ne 5 vitet e fundit nuk është hartuar asnjë politike për mbështetjen e fermerëve. Nuk është financuar asnjë linje prodhimi, mini-fabrike , apo frigorifer. Nuk është dhenë asnjë qindarke për te subvensionuar fermerët qe janë ne "grahmat" e fundit te falimentimit.
Kjo nuk është vetëm për ato fermerë qe kane qershi , kjo është për te gjithë. Prodhohet qershia hidhet , prodhohen molle hidhen , prodhohen patate hidhen , pra nuk është se mungon tregu për nje produkt te caktuar , këtu mungon Shteti, qe duhet te jete garanti i prodhimeve bujqësore e blegtorale. Kjo është braktisje ne gjuhen e popullit ndërsa Rilindja ben "teatër" ne televizor dhe mundohet tu mbushe mendjen fermerëve , "ti mashtroje me luge bosh"./55news.al/