×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vuani nga diabeti? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Tuesday, 24 Prill 2018 21:04

Shkencëtarët kanë zbuluar listën e 10 ushqimeve të rëndësishme që përmirësojnë shëndetin e njerëzve që vuajnë nga diabeti.

Përzgjedhja e ushqimeve të shëndetshme që ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak është e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Në treg mund të gjejmë ushqime që jo vetëm e mbajnë diabetin nën kontroll por edhe përmirësojnë shëndetin.

Shkencëtarët kanë zbuluar listën e 10 ushqimeve të rëndësishme që përmirësojnë shëndetin e njerëzve që vuajnë nga diabeti.

Boronicat, Agrumet dhe Bishtajoret

Ngrënia e këtyre kokrrave të vogla është e rëndësishme sepse përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Kjo do të thotë që qelizat janë më mikpritëse ndaj insulinës së trupit.

Lëndët anti-inflamatore tek boronicat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare që shfaqen tek pacientët që vuajnë nga diabeti.

Portokallet, qitrot, mandarinat kanë një efekt afatgjatë në nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit.

Agrumet përmbajnë lëndë anti-inflamatore dhe fibra.

Ekspertët thonë se ngrënia e frutave të plotë dhe jo lëngu i tyre ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Qiqrrat, fasulet dhe thjerrëzat kanë një nivel të ulët glicemie por kanë edhe një efekt terapeutik.

Konsumimi i një racioni me bishtajore në ditë për tre muaj çon në uljen e ndjeshme në vlerat e hemoglobinës A1C dhe tensionit të gjakut.

Çokollata e zezë dhe ushqimet me bazë bimore

Konsumi i sasive të vogla të çokollatës së zezë të një cilësie superior ul nivelet e insulinës dhe tensionit të gjakut.

Konsumi i çokollatës së zezë me nivel të ulët sheqeri është më i shëndetshëm se karbohidratet e tjera dhe për më tepër ajo lumturon shqisat tuaja dhe nuk ndikon në nivelet e glukozës.

Vegjetarianët janë më pak të rrezikuar nga diabeti i tipit 2.

Një regjim ushqimor i pasur me fruta, perime, arrorë dhe bishtajore ka një ndikim domethënës në jetën e pacientëve që vuajnë nga diabeti.

Nëse ju konsumoni ushqime me bazë bimore për një muaj të tërë, do të vini re një rënie në nivelet e HgbA1c, tensionit të gjakut, triglicerideve, kolesterolit dhe glukozës.

Vaji i ullirit dhe barishtet

Zëvendësimi i yndyrnave trans dhe atyre të ngopura me variante më të shëndetshme e të pangopura është i rekomandueshëm për çdo njeri.

Konsumi i vajit të ullirit ekstra të virgjër jo vetëm ul rrezikun e diabetit por përmirëson përdorimin e glukozës nga qelizat.

Vaji i ullirit duhet të jetë pjesë e pandashme e regjimit tuaj ushqimor. Së bashku me arrorët, farat, avokadon dhe peshqit e detit.

Barishtet dhe perimet e gjelbra ulin nivelet e Hemoglobinës A1C dhe faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Këto ushqime janë të pasura me vitaminat A, C dhe E. Por edhe me minerale si magnez që kontribuojnë në përmirësimin e nivelit të glicemisë.

Shkencëtarët rekomandojnë konsumin e të paktën 200 gramë barishte në ditë.  Por edhe të paktën 70 gramë perime të gjelbra në ditë.

Arrorët, gjalpi i kikirikut dhe kanella

Nëse konsumoni 5 racione me arrorë në javë ose një lugë gjelle me gjalpë kikiriku në javë do të jeni më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe konsumojnë më shumë arrorë kanë një nivel më të mirë të sheqernave në gjak.

Konsumoni më shumë bajame, arra ose gjalpë kikiriku por si gjithnjë tregoni kujdes me racionet dhe kripën.

Kjo erëz e ëmbël ndihmon në uljen e nivelit të sheqernave në gjak.

Kanella ka aftësinë të mirëmbajë nivelet e glukozës në gjak dhe nuk ka asnjë efekt anësor.

Kanellën mund ta kombinoni me tërshërën, kosin dhe gjalpin e arrorëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...