Më datë 21 të këtij muaji, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
Përgatitjet tashmë janë në përfundim dhe ftesat ua kanë shpërndarë të ftuarve.
E veçanta e këtyre ftesave është se shoqërohen nga një shishe verë dhuratë për çdo të ftuar.
Një ide mjaft kreative nga ana e çiftit.